Inter gjen pasardhësin e Icardi-t, kontakton rivalët e Serisë A

19 Mars 2019
15:31
Denis Hakanaj
back button

Inter kërkon Edin Dzeko. 

Kjo duket se është ideja e zikaltërve për   merkaton e ardhshme. Sulmuesi i verdhekuqve konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Mauro Icardi-t. 

Sipas "Gazzetta dello Sport", drejtuesit e klubit milanez kanë nisur diskutimet me Roma-n për sulmuesin 33-vjeçar. Pas operacionit Nainggolan-Zaniolo, dy klubet e Serisë A mund të realizojnë një tjetër marrëveshje të bujshme. 

Dzeko konsiderohet një lojtar ekspert dhe me karakteristikat e duhura për të udhëhequr sulmin zikaltër. Pavarësisht moshës së tij, boshnjaku ka qenë gjithmonë produktiv në fushën e lojës, me përjashtim të sezonit aktual, që ka qenë zhgënjyes. 

Gjithsesi, pengesa kryesore duket se është vlera e kartonit të sulmuesit: Roma nuk do ta shesë për më pak se 30 milionë euro. Inter, nga ana tjetër, do të donte të shpenzonte shumë pak.

Dzeko ka shënuar 85 gola në 169 ndeshje të luajtura me verdhekuqtë, duke përfshirë 12 në këtë sezon. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit