Inter-Icardi, e ardhmja “zbulohet” nga Wanda Nara

15 Dhjetor 2018
10:01
back button

Mauro Icardi duket se do të vijojë të luajë për Inter-in, me siguri duke rinovuar kontratën që e lidh me klubin zikaltër. Në një moment të zi, me eliminimin e bujshëm nga Champions League, Inter kërkon pak qetësi dhe rinovimi i kapitenit do të ishte lajm i mirë për të qetësuar disi tifozët.

Ka kohë që palët po bisedojnë, por tashmë marrëveshja është shumë pranë dhe gjithçka konfirmohet nga një mesazh në Twitter nga bashkëshortja-agjente e argjentinasit, Wanda Nara.

"Është ora 00.30 dhe unë jam ende duke lexuar faqet e rinovimit të kontratës", shkruante mbrëmjen e së premtes Wanda.

SHIFRAT – Është herët për të folur për shifrat e rinovimit, por e sigurt që është paga aktuale prej 4,5 milionë eurosh do të rritet, duke shkuar të paktën në 6 milionë euro, ndërsa kohëzgjatja nga viti 2021 do të shtohet me të paktën 1 vit.

Temë tjetër diskutimi është klauzola e mundshme e prishjes së kontratës, sepse deri tani Icardi kishte një klauzolë prej 110 milionë eurosh, vetëm për klubet jashtë Italisë. Ndoshta klauzola do të hiqet fare, ose do të shkojë në 150 milionë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit