Inter, ideja më e fundit është mbrojtësi i Atleticos!

25 Mars 2020
16:07

Inter ka nisur të mendojë për merkaton dhe emrat e parë kanë nisur të përfliten në klubin zikaltër. Para disa ditësh doli në skenë Evan N’Dicka, talenti francez i Frankfurt, ndërsa ditën e sotme del në skenë emri i Santiago Arias.

Kolumbiani nuk ka pasur shumë hapësira tek Atletico Madrid dhe po mendon seriozisht largimin, me Interin që po monitoron me kujdes situatën.

Sipas “Mundo Deportivo”, Arias është gati për një kalim në Itali dhe Marotta mund të nisë bisedimet me Atleticon në mënyrë që të finalizojë marrëveshjen. Kolumbiani luan si mbrojtës i djathtë dhe kartoni i tij vlen 15 milionë euro sipas Transfermarkt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit