Inter: Inzaghi ka një plan, ja zgjedhja për sfidën me City-n

29 Maj 2023
16:11
Denis Hakanaj
back button

Kualifikimi në Champions League 2023/24 është arritur. Tani Interi do të shikojë vetëm përpara për të shkuar në finalen e Champions League të planifikuar për 10 qershor kundër Manchester Cityt në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pep Guardiola do të duhet të luajë edhe në një tjetër finale, atë të FA Cup, e planifikuar më 3 qershor kundër Manchester United. Do të jetë një mënyrë për të studiuar nga afër skemat e trajnerit spanjoll, i cili nuk ka ndërmend të dështojë pas kaq shumë vitesh përpjekje.

Siç zbulohet nga edicioni i sotëm i La Gazzetta dello Sport, Simone Inzaghi do të kishte parasysh planin për të vënë në vështirësi Pep Guardiolën duke i sulmuar Qytetarët vertikalisht.

Synimi është përshkimi i fushës në një kohë të shkurtër duke u bërë aq vdekjeprurëse siç kanë treguar se mund ta bëjnë shkëlqyeshëm kundër Barcelonës dhe Napolit.

Strategjia e Inzaghit do të ishte të ulë qendrën e gravitetit për të rikuperuar topin duke e kthyer aksionin në një çast, duke kaluar nga faza mbrojtëse në atë sulmuese.

Gjithçka do të nisë edhe nga cilësia teknike e Onana-s, i cili është gjithmonë shumë preciz në gjetjen e shokëve të skuadrës, duke rritur aftësinë e tij të lojës me këmbë. Do të punohet edhe më shumë në topat e gjatë të mbrojtësit të zikaltërve për të kapërcyer vijën e parë të presionit të Cityt.

Lukaku do të ishte zgjedhja e parë për të qenë titullar duke pasur parasysh karakteristikat e tij për të dalë menjëherë përpara. Sulmuesi belg duket se ka rilindur me golat vendimtarë dhe asistet e regjistruar në javët e fundit.

Forca e tij fizike e kombinuar me shpejtësinë intensive mund të bëjë diferencën duke vënë në vështirësi mbrojtjen e Guardiola-s. Synimi i zikaltërve mbetet që të kalojnë sa më shpejt në mesfushën e City-t dhe për t’i goditur në kundërsulm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit