Inter, Juventus dhe Roma sfidohen për francezin e Premier League

14 Prill 2021
19:24
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Olivier Giroud mbetet një rebus.

Sulmuesi francez, i cili do të mbushë 35 vjeç më 30 shtator, pëlqehet në Itali.

Sipas FcInterNews.it, Seria A është një destinacion që pëlqehet nga ylli i Chelsea-t, i cili mendon se ka karakteristikat e duhura për futbollin italian.

Inter, Juventus dhe Roma janë skuadra më të interesuara për kampionin e botës. Të tre klubet e Serisë A mësohet të kenë nisur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë kontaktet me përfaqësuesit e Giroud.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit