“Inter ka një avantazh ndaj City-t”, Klinsmann: Një gjë nuk e prisja

2 Qershor 2023
14:49
Denis Hakanaj
back button

Jurgen Klinsmann po pret me padurim finalen e Champions League të 10 qershorit të ardhshëm që do të zhvillohet në Stamboll mes Inter-it dhe Manchester City-t.

Në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport, ish-ylli i zikaltërve ka folur për atë që pret nga kjo sfidë.

“Po e pres me padurim këtë finale, si çdo interist, por me një ndryshim: unë do ta shikoj nga Seuli, puna më ka sjellë këtu të punoj si trajner i kombëtares”, ka thënë Klinsmann.

“Nëse e prisja këtë finale? Duhet të jem i sinqertë? Jo. Arritja në çerekfinale më dukej një gjë e madhe, por finalen nuk e prisja. E bukura është se tani mund të ndodhë gjithçka.

“Manchester City është fenomenal, por Inter-i ka pothuajse një avantazh duke parë se nuk ka asgjë për të humbur. Haaland është shumë i fortë, por edhe Lautaro nuk është më pak.

“Unë do të luaja me Dzeko-n titullar dhe më pas do të aktivizoja Lukaku-n në minutën e 60-të dhe ndoshta do të jetë pikërisht ai që do të ketë rastin vendimtar”, ka thënë Klinsmann.

Gjermani nuk është dakord me idenë se zikaltrit e nisin ndeshjen të mundur: “Nëse i krahasojmë repartet, unë nuk e shikoj gjithë këtë diferencë: Nuk është 80% me 20%, por 55% me 45%”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit