“Inter ka pranuar ofertën e Barçës për Lautaro Martinez”

14 Korrik 2020
16:42
Denis Hakanaj
back button

Barcelona nuk është dorëzuar për Lautaro Martinez, madje ka bërë një ofertë të re. Dhe, sipas Mundo Deportivo-s, duket se ka bindur Inter-in për transferimin në Spanjë të argjentinasit.

Siç ka zbuluar e përditshmja spanjolle, Barcelona, pasi ka përjashtuar mundësinë e pagesës së 111 milionë eurove të klauzolës, u ka ofruar zikaltërve 70 milionë euro dhe kartonin e Junior Firpo, që vlerësohet 41 milionë euro.

Milanezët duken shumë të interesuar nga oferta e fundit e katalanasve. Firpo është një lojtar fizik, i nivelit ndërkombëtar dhe do të ishte një përforcim shumë i mirë për Inter-in.

Loja e Antonio Conte-s, në fakt, bazohet shumë te lojtarët e krahut që duhet të mbulojnë shumë fushë. Sipas Mundo Deportivo-s, negociatat duket se janë në një pikë të mirë, me Inter-in që ka pranuar vlerësimin 4 1 milionë euro për Junior Firpo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit