Inter kalon me sukses testin e fundit, Lukaku përsëri protagonist

18 Gusht 2019
15:13
Denis Hakanaj
back button

Inter ka zhvilluar miqësoren e fundit para fillimit të kampionatit.

Zikaltrit kanë pritur Gozzano-n, skuadër e Serisë C, në Pinetina mëngjesin e sotëm. 

Ndeshja është mbyllur 2-0 për vendasit, me golat që janë shënuar nga Romelu Lukaku dhe Matteo Politano.

Kështu, pas “pokerit” kundër Virtus Bergamo, belgu, i cili ka qenë titullar bashkë me Lautaro Martinez, ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës. 

Ekipi i Conte-s do ta luajë ndeshjen e parë të sezonit të ri të Serisë A të hënën. Lukaku me shokë do të presin Lecce-n në shtëpi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit