Inter konfirmon firmosjen e Blaise Matuidi si transferim i lirë

13 Gusht 2020
13:31
Alfred Lleshi
back button

Inter Miami ka konfirmuar nënshkrimin e mesfushorit Blaise Matuidi, pas largimit të francezit nga bardhezinjtë. 33-vjeçari kishte arritur një marrëveshje me kampionët e Serie A për ta përfunduar kontratën e tij më herët (skadonte më 2021) dhe kjo u konfirmua të mërkurën.

Matuidi tani është bashkuar me MLS, me klubin në pronësi të ish-kapoitenit të Anglisë, David Beckham, si transferim falas. Ai kaloi tri sezone në Serie A, pasi u bashkua me “Zonjën e Vjetër” nga PSG. Në total, ai luajti 133 ndeshje për Juven, duke titullin kampion, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë në Torinio.

Po ashtu, ngriti trofeun e Kupës së Botës me Francën në vitin 2018. Gjatë kohës së tij në klubin bardhezi, Paulo Dybala ishte i vetmi lojtar me më shumë paraqitje për Juventusin.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit