Inter merr kreun me pesë gola, Asllani me shokë rishkruajnë historinë (Video)

23 Nëntor 2024
16:52
Telesport
back button

Inter-i është kthyer në fushë për javën e 13-të të Serisë A.

Zikaltrit kanë shkatërruar Verona-n 5-0 dhe kanë marrë përkohësisht kreun e Serisë A.

VERONA-INTER 0-4 – GOLAT – VIDEO

Skuadra e Inzaghi-t ka shënuar 4 gola në harkun e 14 minutave me Correa-n (17′), Thuram (22′, 25′) dhe De Vrij (31′).

Protagonist edhe mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, i cili ka dhënë asistin për golin e katërt.

Në minutën e 41-të ka ardhur edhe goli i Bisseck.

Inter ka realizuar pesë gola në pjesën e parë të një ndeshje të kampionatit të luajtur në transfertë për vetëm herën e dytë në historinë e klubit, pas 5-1 kundër Sampdoria-s në 45 minutat e para, 1 mars 1964.

Në pjesën e dytë, miqtë kanë menaxhuar avantazhin dhe energjitë me rezultatin që ka mbetur i pandryshuar.

Lajmi i vetëm i keq për trajnerin Inzaghi ka qenë dëmtimi i Acerbi-t pas vetëm 15 minutash lojë.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit