Inter Miami nuk ndalet, kampioni i botës la Barcelonën për të luajtur me Messi në Amerikë

9 Qershor 2023
12:45
Telesport
back button

Pasi Lionel Messi skuadra e Inter Miami është gati të sjellë një tjetër kampion të madh. Bëhet fjalë për mesfushorin 34-vjeçar spanjoll Sergio Busquets. Ai u largua këtë verë nga “Camp Nou” pas 15 sezonesh me skuadrën e parë dhe pritet të nisë një aventurë të re, që pritet të jetë përtej oqeanit.

Lajmin e konfirmoi e përditshmja “AS”, që tha se Busquets, kampion bote me Spanjën, pritet të ndjekë ish-shokun e tij të skuadrës Messi. Skuadra amerikane synon që ta bindë mesfushorin pikërisht duke përdorur “kartën Messi”, por edhe vetë Busquets është i tërhequr nga ideja për të luajtur në MLS (Major Soccer League).

Për Busquets ka një ofertë edhe nga Arabia, e cila është më e mirë se ajo e amerikanëve, por ideja që do të luajë sërish me argjentinasin kënaq legjendën e futbollit spanjoll. Mesfushori është duke vlerësuar të gjitha ofertat dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por ideja e transferimit në Amerikë mbetet përparësi për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit