Inter-Milan, prognoza e Donadoni: Derbi ka shumë rëndësi, jo vetëm për renditjen

29 Janar 2022
10:41
Alfred Lleshi
back button

I intervistuar për edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, Roberto Donadoni foli edhe për derbin mes Milanit dhe Interit, që do të luhet në “stacionin” e radhës të kampionatit italian:

“Ky ballafaqim vlen shumë dhe jo vetëm për renditjen. Fitorja me skuadrën më të fortë në kampionat do të shtonte vetëvlerësimin. Në të kundërt, humbja do t’i detyronte kuqezinjtë të shikonin përpara me jo pak ankth.

A do të arrijë Milani në ‘top 4’ në fund të kampionatit? Mendoj se do të jetë një luftë e ngjeshur me Napolin, Atalantën dhe Juventusin deri në ditën e fundit, por jam optimist. Milani do të kthehet sërish në Champions League”.

Ish-i kuqezi foli për tregun e transferimeve të Milanit dhe mosardhjen e zëvendësuesit të Kjaer në mbrojtje: “Një goditje e rëndë, por merkatoja nuk ka mbaruar dhe për mua hapet një mundësi. Minuta e fundit është aty. Jam i sigurt se klubi është ende duke punuar për këtë. Milani deri më tani e ka kompensuar mirë me Romagnoli, Gabbia dhe Kalulu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit