INTER-NAPOLI: gati supersfida! Dalin formacionet zyrtare, Inzaghi surprizon

21 Nëntor 2021
17:26
Telesport
back button

Ndeshje e madhe e javes së trembëdhjetë të kampionatit mes Interit dhe Napolit e cila merr vlerë edhe më të madhe pas disfatës së djeshme ndaj Milanit në Firence.

Simone Inzaghi konfirmon Bastonin në mbrojtje dhe në sulm preferon Correan ndaj Dzekos ende jo mire fizikisht per shkak te nje demtimi te terhequr mbrapa…

Gjithcka e konfirmuar për Luciano Spallettin, me Lozanon në fushë në vend të Politanos që mungon për Covid.

Kujtojme qe Spalletti kthehet aty ku sterviti per 2 sezone perpara se te largohej dhe t’i linte vendin Antonio Contes.

Këtu janë formacionet zyrtare:

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Correa.

Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian; Lozano, Zielinski, Insigne; Osimhen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit