Inter ndërron faqe, është dita e prezantimit të madh

12 Dhjetor 2018
19:51
back button

E enjte e datës 13 dhjetor 2018, është dita kur Beppe Marotta do të prezantohet zyrtarisht si Administratori i Deleguar i ri i Inter. Konfirmimi vjen nga burime të klubit zikaltër, me mbledhjen e bordit drejtues të parashikuar për të enjten, në orën 14:00 dhe nominimin e Marotta-s si administratorin e deleguar me delegimin e çështjeve sportive.

Një skenar i respektuar në raport me pritshmëritë. Ishte thënë që më parë se Marotta do të prezantohej zyrtarisht pas ndeshjes Inter-PSV. Deklaratë e bërë që javën e kaluar, edhe pse asaj kohe pritshmëritë ishin që Inter të kualifikohej për në turin tjetër të Champions League. Në organigramën e re te interistëve, Administratori i Deleguar, Alessandro Antonello do të mbajë të njëjtin pozicion për çështjet që kanë të bëjnë me fushën administrative dhe atë ekonomike.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit