Inter, në Champions me “shigjetën austriake”? Objekti misterioz është gati, por Candreva…

16 Shtator 2019
22:00
back button

Tre ndeshje dhe asnjë sekondë në fushë! Eshtë parë vetëm në festimet e golave, ose kur e ka kapur kamera, por Valentino Lazzaro, që deri tani ka qenë i dëmtuar dhe ende jo i përshtatur me skemat e Antonio Contes, i blerë 22 mln euro te Hertha Berlin gjatë verës, pritet të debutojë në ndeshjen që zikaltërit kanë ndaj Slavia Praga, e vlefshme për Champions League.

I kritikuar si objekt misterioz, mesfushori i krahut të djathtë, titullar te Austria, me origjinë kongoleze, është gati për të zbritur në fushë. Megjithatë, fillimisht duhet të mundë konkurrencën me Candreva, që po paraqitet mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit