Inter nis operacionin “fshesa”, 8 lojtarë janë të padëshirueshëm nga Conte

11 Qershor 2019
20:07
Telesport
back button

Mauro Icardi nuk është i vetmi që pritet të largohet nga Interi në merkaton e verës. Sipas “Corriere Dello Sport”, janë edhe 7 futbollistë të tjerë që janë me valixhet gati. Ata nuk bëjnë pjesë në planet e Interit të ri të trajnerit Antonio Conte.

Kështu, lojtarët Keita Balde, Sime Vrsaljko dhe Cedric Soares, që janë te skuadra zikaltër në formë huazimi, nuk do qëndrojnë sezonin tjetër. Ata do të rikthehen te klubet e origjinës.

Ndërkohë që, në merkato do të dalin edhe Joao Mario, Miranda, Dalbert si dhe Borja Valero edhe pse ky i fundit mund të ketë një shans. Do të jetë trajneri Conte ai që do të vendosë për këtë të fundit, në bazë të lojtarëve që do të vijnë në merkaton e verës.

Pra, pritet që pas ndryshimit në stol të nisë një revolucion edhe në formacion te skuadra e Interit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit