Inter nuk ndalet, objektivi i radhës është ylli i Barcelona-s

23 Qershor 2021
16:29
Denis Hakanaj
back button

Inter nuk ka ndërmend ta ndalë fushatën e merkatos për përforcimin e ekipit pasi ka siguruar Calhanoglu nga Milan-i.

Sipas Mundo Deportivo, zikaltrit kanë vënë në shënjestër Jordi Alba të Barcelona-s.

“Inter do Alba-n”, ka qenë titulli i së përditshmes spanjolle.

“Në ofertën e zikaltërve mund të përfshihen disa lojtarë që i pëlqejnë Barçës”.

Asnjë fjalë për shifra ose për emrat e lojtarëve që mund të përfshihen në operacion. Megjithatë, dihet prej kohësh se Barça pëlqen shumë Lautaro Martinez.

Gjithsesi, Demi nuk është më një prioritet i katalanasve pas marrjes së Aguero-s dhe Depay-t, por edhe për shkak të kërkesës 80-90 milionë euro të Inter-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit