Inter parakalon Milan-in me Gagliardini-Lautaro, Roma zhgënjen kundër Bologna-s (Video)

1 Dhjetor 2021
20:26
Denis Hakanaj
back button

Vazhdon ngjitja e Inter-it drejt kreut të Serisë A.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë mposhtur 2-0 në shtëpi Spezia-n e Rey Manajt dhe tani janë ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes, duke parakaluar Milan-in.

Nga një gol për pjesë në sfidën e luajtur në San Siro.

Gagliardini ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 36-të falë një asisti të mrekullueshëm të Lautaro Martinez, me këtë të fundit që ka shënuar golin e dytë në minutën e 58-të.

Bie Roma.

Verdhekuqtë janë mundur 1-0 në fushën e Bologna-s. Ka qenë një gol i mrekullueshëm i Svanberg që ka ndëshkuar skuadrën e Jose Mourinho-s në minutën e 35-të të pjesës së parë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit