Inter përshpejton operacionin, gati goditja për mesfushën

12 Dhjetor 2019
21:03
Denis Hakanaj
back button

Hidhërimi për eliminimin në Cahmpions League nuk ka frenuar entuziazmin e Inter-it, që i është futur punës për të përforcuar skuadrën e Antonio Conte-s.

Siç ka bërë të ditur Sky Sport, drejtuesit zikaltër janë takuar me presidentin e Verona-s për të folur për Sofyan Amrabat, mesfushori 23-vjeçar që është paraqitur mirë në këtë fazë të parë të sezonit.

Kërkesa e numrit një të veronezëve ka qenë 15 milionë euro dhe Inter ka ndërmend ta paguajë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit