Inter, prishja është përfundimtare. Në janar vjen lamtumira

17 Tetor 2020
18:35
Denis Hakanaj
back button

Duket se marrëdhënia mes Antonio Conte-s dhe Christian Eriksen nuk mund të rregullohet më. Danezi kërkon të luajë rregullisht, por trajneri zikaltër nuk mund t’i japë asnjë garanci për momentin.

Sipas Calciomercato.it, kjo është arsyeja pse ish-ylli i Tottenham do të kërkojë largimin në janar. Pretendentet nuk mungojnë, me numrin 24 që mund të marrë oferta nga Ligue 1, La Liga dhe Premier League, ku do të kthehej me dëshirë.

Klubi zikaltër kërkon 50 milionë euro, por ka shumë mundësi që Marotta të pranojë edhe një shifër më të ulët: Eriksen është blerë për 27 milionë euro nga Tottenham janarin e kaluar, duke nënshkruar një kontratë deri në 2024-ën, kështu që do të prodhonte një suficit për arkat e Inter-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit