Inter-PSG, Marotta dhe Al Khelaifi takohen në Stamboll

9 Qershor 2023
17:40
Denis Hakanaj
back button

Drekë speciale për Inter-in, ajo që u zhvillua këtë të premte në Stamboll. Në fakt, zikaltërit pranuan ftesën nga ECA në prag të finales së Champions League kundër Manchester Cityt. Një takim ku morën pjesë dy drejtursit Beppe Marotta dhe Alessandro Antonello si përfaqësues të klubit.

Pas sqarimit të disa keqkuptimeve të së shkuarës lidhur me pjesëmarrjen fillestare të klubit në projektin e Superlegës, Interi duket se ka rivendosur një marrëdhënie të shkëlqyer me UEFA-n.

Konkretisht, në drekën e kësaj të shtune, drejtuesit e Interit patën mundësinë të takohen dhe të kalojnë kohë me kryetarin e ECA-s (Shoqata  klubeve të Europës), Nasser Al-Khelaifi.

Numri një i Paris Saint Germain në fakt është zgjedhur si president i ECA-s pas dorëheqjes së Andrea Agnelli-t në 2021. Nuk ka gjasa që Marotta dhe Al-Khelaifi të kenë folur për merkaton në minutat e kaluara së bashku në fund të drekës së organizuar në Stamboll.

Gjithsesi, duhet mbajtur mend se marrëdhënia mes dy klubeve është konsoliduar në sezonet e fundit, falë transaksioneve të shumta të kryera: nga shitja e Mauro Icardit në verën e 2019-ës në atë të Achraf Hakimit në vitin 2021.

Nga ana tjetër, ndryshe është rasti i Milan Skriniar, i cili – pasi ka qenë tashmë afër francezëve vitin e kaluar – nënshkroi një parakontratë për transferimin me kosto zero dhe do të veshë zyrtarisht fanellën e PSG-së nga 1 korriku.

Në fakt nuk përjashtohet që në të ardhmen Interi dhe Paris Saint Germain të mund të punojnë sërish bashkë. Dihet, për shembull, se Hakimi do të donte të kthehej në Milano pas eksperiencës në Paris.

Gjithsesi, mbrojtësi maroken ka një kosto shumë të lartë dhe vështirë se do të arrijë të kënaqë dëshirën e tij. Edhe nëse, siç na mëson rasti i Lukaku-t i verës së kaluar, në botën fantastike të merkatos fjala ‘e pamundur’ me të vërtetë nuk ekziston…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit