Inter-PSV, Spalletti në emergjencë: Asamoah në mesfushë?

11 Dhjetor 2018
10:43
Alfred Lleshi
back button

Interi do të luajë gjithçka këtë mbrëmje kundër PSV, ose pothuajse. S'ka dyshime se kualifikimi në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve vlen një pjesë të mirë të sezonit për zikaltrit. Problemi është se Luciano Spalletti vjen në këtë sfidë me një situatë jo fort idilike, për shkak të lëndimeve.

Problemi më i madh për Interin është i lidhur me mesfushën. Le t’i renditim shqetësimet: Vecino kishte një problem dhe nuk u grumbullua për duelin me holandezët, Nainggolan është thirrur, por nuk ka gjasa të luajë e të rrezikohet, Gagliardini dhe Joao Mario (luajtën kundër Juventusit) nuk janë pjesë e listës së federuar në UEFA. Në praktikë ekzistojnë vetëm dy lojtarë, domethënë Brozoviç dhe Borja Valero.

Moduli me të cilin luan Interi, një skemë 4-2-3-1, zakonisht ofron tre lojtarë në këtë repart: dy mesfushorë para mbrojtjes dhe një trekuartist atipik, që shpesh shkon përpara, për të formuar ofensivën me tre. Spalletti ka dy rrugë përpara: ose të përshtasë një lojtar, së bashku me Brozovic, dhe të avancojë Borja Valero, ose të ulë në stol spanjollin dhe të rrezikojë me një lojtar më sulmues në mbështetje të Icardit.

Por, siç ndodhi në fillim të sezonit, Asamoah mund të luajë edhe në mesfushë, me D'Ambrosio në krahun e majtë dhe Vrsaljko në të djathtë të mbrojtjes zikaltër. Borja Valero në këtë rast do të bënte lidhjen mes mesfushës dhe mbrojtjes. Opsioni i dytë përfshin aktivizimin e Keita, gati për të formuar një sulm me dy lojtarë, bashkë me Icardi. Në këtë rast, Asamoah do të mbetet në krahun e majtë, me D'Ambrosio në të djathtë.

Kujtojmë se Interi ka nevojë që Tottenham të mos fitojë kundër Barcelonës, ose të paktën të mos bëjë më mirë se zikaltrit. PSV nuk ka ambicie të veçanta, por duhet të nderojë angazhimin dhe kompeticionin deri në fund me paraqitjen më të mirë.

Formacionet e mundshme
INTER (4-2-3-1): Handanovic; Vrsaljko, De Vrij, Skriniar, D'Ambrosio; Asamoah, Brozovic; Politano, Borja Valero, Perisic; Icardi.
PSV (4-2-3-1): Zoet; Dumfries, Sainsbury, Viergever, Angelino; Rosario, Hendrix, Pereiro; Bergëijn, De Jong, Lozano.

 

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit