Inter-Real, zbulohet fraza që i kushtoi të kuqin Vidal: Ke atë m*t…

26 Nëntor 2020
20:04
Denis Hakanaj
back button

Në Spanjë, ashtu si në Itali, ka shkaktuar shumë diskutime kartoni i kuq i marrë nga Vidal në ndeshjen e Champions League kundër Real Madrid.

Kiliani ka pretenduar për një penallti dhe ka shkuar tek arbitri për të protestuar, duke ekzagjeruar. Arbtri Taylor nuk ka mundur të bëjë gjë tjetër veçse t’i tregojë kartonin e dytë të verdhë dhe të kuqin më pas.

Inter, që po humbte 1-0, ka mbetur me 10 lojtarë dhe e ka patur shumë të vështirë të shmangë humbjen.

Gol TV, kanal spanjoll, ka zbuluar se çfarë i ka thënë kiliani arbitrit: “Ke atë mut VAR-i për ta rishikuar aksioni, por nuk bën asgjë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit