Inter refuzon yllin e Liverpool-it, Inzaghi pret ish-lojtarin e tij

27 Janar 2022
18:36
Denis Hakanaj
back button

Tek Inter ka eufori për blerjen e Robin Gosens nga Atalanta.

Një eufori që mund të shtohet akoma më shumë në ditët e ardhshme.

Sipas Gazzetta dello Sport, në fakt, Divock Origi duket se i është ofruar zikaltërve.

Kontrata e sulmuesit belg skadon në qershor me një opsion në favor të Liverpool-it për një sezon tjetër.

Lojtari pëlqehet shumë nga drejtuesit e kampionëve të Italisë, por që duket se kanë refuzuar dhe kanë preferuar të ndjekin mundësi të tjera.

Inzaghi pret Caicedo-n, me të cilin ka punuar te Lazio.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit