Inter-Sherif, Lautaro kthehet si titullar në Champions

19 Tetor 2021
8:50
Alfred Lleshi
back button

Interi i Simone Inzaghi lë pas fundjavën e Serie A dhe ndeshjen e hidhur në “Olimpico” kundër Lazios dhe kthehet në fushë në Ligën e Kampionëve, kundër Sherif Tiraspol. Zikaltrit aktualisht janë të tretët në Grupin D, me pikë të barabarta me Shakhtar Donetsk, por pa fituar ende një ndeshje në këtë edicion. Për ta ekziston një disfatë debutuese kundër Real Madridit dhe barazimi kundër skuadrës së De Zerbi.

Moldavët, nga ana tjetër, janë zbulimi i vërtetë i Ligës së Kampionëve, në krye dhe me pikë të plota, pasi mposhtën Shakhtarin në ndeshjen e tyre të parë ndonjëherë në këtë kompeticion dhe Real Madridin në “Bernabeu”.

Pothuajse të gjithë lojtarët janë në dispozicion për Inzaghin, i cili konfirmon strukturën mbrojtëse me Handanovic mes shtyllave dhe Skriniar, De Vrij e Bastoni në rolin e tri qendrave të prapavijës.

Në mesfushë, Darmian ende fillon si titullar, ashtu si Barella, Brozovic dhe Dimarco. Risia, në krahasim me ndeshjen e “Olimpico”, mund të jetë Vidal. Në sulm, Lautaro Martinez kthehet nga minuta e parë, së bashku me Dzeko.

Ja formacionet e mundshme:
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martinez.
SHERIFF (4-2-3-1): Celeadnic; Fernando Costanza, Arboleda, Dulanto, Cristiano; Addo, Thill; Traoré, Kolovos, Castañeda; Bruno Souza.

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit