Inter, shkarkimi i Conte-s kushton 150 milionë euro

12 Korrik 2020
14:36
Denis Hakanaj
back button

Njëqindepesëdhjetë milionë euro.

Kjo është shifra, sipas Corriere dello Sport, që i duhet Interi-t për të shkarkuar Antonio Conte-n dhe për të nënshkruar një kontratë trevjeçare me një trajner tjetër që të jetë paktën në të njëjtin nivel (Allegri ose Pochettino; një shkallë më poshtë Emery), plus stafet përkatëse.

Një mal me euro.

Për të krijuar një ide më të qartë, 15 nga 20 formacionet e Serisë A në 2017-18 kishin të ardhura më të ulëta se kjo shifër.

Një shpenzim i çmendur para Coronavirus-it, i paimagjinueshëm pas pandemisë. Edhe pse janë përfshirë tashmë në bilancin e kaluar 13,5 milionë eurot që shërbenin për të paguar në 12 muajt e ardhshëm Spalletti-n dhe stafin e tij.

Megjithatë, nëse Conte do të arrijë në përfundimin se nuk ekzistojnë më kushtet për të vazhduar përpara dhe do të kërkojë të ndërpresë eksperiencën e tij zikaltër siç ka bërë në 2014-ën tek Juventus, Inter nuk do të kundërshtonte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit