Inter shumë afër marrëveshjes, tani do të duhen 150 milionë euro

6 Dhjetor 2023
17:13
Denis Hakanaj
back button

Ka një dhuratë nën pemë për Lautaro Martinez. ‘Demi’ udhëheq Interin me golat dhe paraqitjet e tij dhe Zhang është gati ta blindojë përtej 2026-ës.

Firma e Lautaro Martinez në kontratë pritet pas festave të Krishtlindjeve, mes fundit të vitit dhe fillimit të 2024. Lojtari i Albiceleste do të marrë gjithashtu një pagë më të lartë se 6 milionë euro neto që fiton aktualisht.

Sulmuesi do të ketë një pagë që do të arrijë në 8 milionë në sezon.

Lautaro refuzoi ofertat shumë të pasura nga Arabia Saudite në verë dhe në disa raste u tundua edhe nga emrat e mëdhenj të Europës.

Një flamur i skuadrës së Inzaghi-t në të gjitha aspektet dhe një lidhje e çimentuar me kalimin e kohës që vetëm një çek i çmendur prej 150 milionë eurosh mund ta thyente.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit