Inter, Spalleti dhe muaji i zi: Të gjitha akuzat ndaj trajnerit

12 Dhjetor 2018
20:26
back button

“Nga tani e tutje diskutoj jetën time te Inter”. Ishin këto fjalët e Luciano Spalletti, 24 orë para ndeshjes dieçizive kundër PSV. Ja pra që loja dhe diskutimi i jetës së tij nuk nisi mirë. Numrat dhe statistikat e muajit të fundit janë pesimistë: vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit, për më tepër në shtëpi kundër Frosinone. Kur u ngrit steka e kundërshtarëve, Atalanta në transfertë, Tottenham, Juventus, Roma dhe Barcelona, zikaltërit u shkrinë. Tashmë vihet në diskutim dhe i gjitë bilanci sezonal.

Spalletti u fut në objektiv në përfundim të dështimit ndaj PSV për menaxhimin dhe administrimin taktik, teknik dhe atë psikologjik të ndeshjes deçizive. “Vendosem gjithmonë në rradhë të parë mes përgjegjësve”, pranon Spalletti. Mes akuzave është edhe zgjedhja e Candreva në formacionin titullar, vetëm një herë titullar në dy muajt e gjysmë të fundit para ndeshjes me PSV. Sikurse dhe zëvendësimi i dytë radhazi i Politano, që korespondoi edhe me dështimin e dytë radhazi në rezultat, njëlloj si në përballjen ndaj Juventus.

Ideja e trajnerit ishte e qartë, të riekuilibronte një skuadër plot me futbollistë ofensivë me futjen e Vrsaljko. Por mesazhi i përcjellë nga skuadra ishte i kundërt, barazimi mund të shkonte, pa llogaritur barazimin e Tottenham kundër Barcelonës, që erdhi më pas. Aspekti psikologjik: nëse Inter nuk diti të administrojë në aspektin e motivimit ndeshjen më të rëndësishme të katër muajve të fundit, nuk ka se si të mos përfundojë trajneri mes përgjegjësve të dështimit, personi të cilit i njihet e drejta e menaxhimit të ekipit në dhomat e zhveshjes. Në atë dhomë zhveshje shumë të demoralizuar në post-ndeshje sikurse dhe mëngjesin e të mërkurës, në të cilën trajneri Spalletti ka kërkuar reagim të menjëhershëm ndaj Udinese. Për ta bërë Spalletti tentoi të transformohet në psikolog, duke zgjedhur që tu japë futbollistëve një ditë pushimi nesër.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit