Inter s’përmbahet pas Lukaku-t dhe Asllanit: zbulon pa dashje goditjen e tretë

30 Qershor 2022
17:18
Denis Hakanaj

Siç kishte lajmëruar Marotta pak ditë më parë, pas shumë negociatash të zhvilluara kryesisht në muajin qershor, Inter ka filluar të konkretizojë zyrtarisht goditjet në merkato.

Klubi zikaltër ka lajmëruar ardhjet e Lukaku dhe Asllanit, në pritje të Onana dhe Mkhitaryan, të cilët mund të zyrtarizohen ditën e premte.

Një tjetër lojtar që duket se do të veshë fanellën e Inter-it, më pas, është Raoul Bellanova. Lojtari i krahut të djathtë në pronësinë e Cagliari-t pritet të hënën në Milano për vizitat mjekësore, pas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve.

Një marrëveshje që është arritur me formulën e huazimit për 3 milionë euro dhe blerjen përfundimtare në fundin e sezonit të ardhshëm që është fiksuar në 7 milionë euro.

Operacioni është konfirmuar, ndoshta pa dashje, nga vetë klubi zikaltër në një postim të bërë në Instagram për të lajmëruar kthimin e Lukaku-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit