Inter-Tonali, marrëveshje totale. Ja detajet e kontratës 5-vjeçare

12 Gusht 2020
8:55
Alfred Lleshi
back button

Sandro Tonali dhe Inter, një “martesë” që duhet të bëhet. Është vetëm çështje kohe. Pasi Juventusi vendosi të mos hynte në garë, zikaltrit konsoliduan pozicionin e tyre si favoritët kryesorë për shërbimet e talentit të Brescia, i lindur në vitin 2000.

Sipas “Corriere dello Sport”, mesfushori e ka shprehur qartë preferencën e tij: ai dëshiron të luajë me Antonio Conte. Tonali i sheh zikaltrit si destinacionin ideal. Dhe tashmë ka një marrëveshje me klubin e Zhang për një kontratë 5-vjeçare, me vlerë 3.5 milionë euro në vit.

Sa i përket Brescia, duket se zikaltrit po përgatisin një ofertë prej gjithsej 35 milionë euro, e ndarë në huazim me detyrim blerjeje përfundimtare prej 10 milionë aktualisht, plus 25 milionë vitin e ardhshëm. Një ofertë që mund ta bënte përfundimisht presidentin Cellino të heqë dorë nga talenti i tij, të cilit i kishte premtuar se do ta shiste.

Interi po pret vetëm të bëjë një goditje tjetër në mesfushë, një përforcim i ri dhe italian, pasi Sensi dhe Barella kanë mbërritur vitin e kaluar. Eriksen iu bashkua Contes , tani është Tonali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit