Inter-Torino 2-2: 3 gola në 5 minuta, çmenduri në “San Siro”! Interi e sheh veten në ferr dhe rikuperon (VIDEO)

22 Nëntor 2020
16:30
Telesport
back button

Inter-Torino është ndezur dhe brenda 2 minutash janë realizuar dy gola. Miqtë shënuan sërish pas golit të Zaza në pjesën e parë.

Një penallti e shkaktuar nga Young, e parë në VAR, solli golin nga pika e bardhë për Ansaldi.

Më pas ishte radha e zikaltërve që të gjenin golin e 1-2 me Alexis Sanchez. Kileni përfitoi nga një rrëmujë brenda zone, teksa Torino protestoi për faull.

Kaluan vetëm 3 minuta dhe Romelu Lukaku gjeti golin e 2-2!!!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit