Inter, trajneri Conte do yllin e rivalëve

5 Qershor 2020
19:00
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Inter-it, Antonio Conte, do të marrë Matteo Darmian nga Parma në fundin e sezonit.

Ish-mbrojtësi i Manchester United u transferua te Parma verën e kaluar me synimin për të kaluar tek Inter-i në të ardhmen.

Edhe pse lojtari ka një kontratë deri në vitin 2023 me verdheblutë, duket se ka një marrëveshje me klubin që të transferohet te zikaltrit, nëse këta të fundit do ta kërkojnë.

Conte është në kërkim të një mbrojtësi  krahu dhe i preferuari i tij duket se është Darmian, me të cilin ka punuar gjatë kohës kur ka qenë trajner i Italisë.

Mbrojtësi u shit te Parma nga Manchester United për 1.5 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit