Inter vendos kushtet për shitjen e Lautaros te Barça: ja të gjitha detajet

8 Korrik 2020
19:39
Denis Hakanaj
back button

Lautaro Martinez, sulmues i Inter-it, është lojtari më i dëshiruar nga Barcelona prej disa javësh tashmë, por nuk do ta ketë aspak të lehtë ta realizojë dëshirën e saj.

Klauzola 111 milionë euro e Lautaro Martinez ka skaduar dhe kjo favorizon Inter-in, që ka liri të plotë për kërkesat që mund të bëjë për shitjen e lojtarit.

Situata është komplikuar për spanjollët që do të duhet të studiojnë një strategji të re për të arritur te sulmuesi zikaltër, i cili kërkohet nga gjysma e klubeve të Europës.

Tani kushtet për transferimin e Demit i vendos Inter-i. Sipas Don Balon, zikaltrit i kanë kërkuar Barcelona-s një shumë parash plus transferimin e Griezmann dhe huazimin dyvjeçar të Ansu Fati me të drejtën e blerjes.

Një ofertë e cilësuar si e çmendur nga katalanasit, që duket se e kanë refuzuar menjëherë. Negociatat për argjentinasin janë komplikuar shumë dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë në Milano.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit