Inter-Venezia 1-1, zikaltrit barazojnë në fundin e pjesës së parë (Video)

22 Janar 2022
18:58
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur 1-1 pjesa e parë e Inter-Venezia.

Ndeshja e javës së 23-të të Serisë A është zhbllokuar në minutën e 19-të nga Henry, i cili ka heshtur San Siro-n me një goditje të bukur me kokë.

Kundërpërgjigja e vendasve ka ardhur në minutën e 40-të me një gol të Barella-s, që ka dërguar topin në rrjetë pasi Lezzerini i ka mohuar golin Perisic-it me një pritje të jashtëzakonshme.

Në fundin e 45 minutave të para, zikaltrit kanë pretenduar për një penallti që nuk është dhënë nga arbitri Marchetti pas ndërhyrjes së VAR.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit