Inter, zbulohet fjalimi i Zhang pas eliminimit në Champions

12 Dhjetor 2019
16:10
Denis Hakanaj
back button

Steven Zhang, presidenti i Inter-it, ka kërkuar të ngrejë moralin e lojtarëve të Antonio Conte-s pas humbjes së pësuar në shtëpi kundër Barcelona-s, që ka sjellë eliminimin e zikaltërve nga Champions League.

Këto kanë qenë fjalët që Zhang jr u ka thënë lojtarëve mëngjesin e së mërkurës në Appiano Gentile, sipas Gazzetta dello Sport:

“Harrojeni rezultatin. Rruga drejt fitores është e gjatë, por jemi në rrugën e duhur. Duhet të ringrihemi menjëherë, ndiqni udhëzimet e trajnerit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit