Inter, zbulohet “pakti për titullin” i bërë pas humbjes me Real Madrid

29 Nëntor 2020
9:15
Denis Hakanaj
back button

Ka ndodhur diçka tek Inter-i mes humbjes së pësuar kundër Real Madrid dhe fitores së bukur të marrë  kundër Sassuolo-s, përndryshe nuk ka si të shpjegohet ky ndryshim mentaliteti, më në fund siç do Antonio Conte.

Lautaro Martinez ka thënë pas ndeshjes së djeshme: “Kemi folur”.

La Gazzetta dello Sport ka shpjeguar se ballafaqimi ka ndodhur menjëherë pas humbjes së pësuar të mërkurën në Champions League, në dhomat e zhveshjes së stadiumit Meazza.

“Gjatë këtij ballafaqimi të gjatë, – shkruan Gazzetta, – e kanë marrë fjalën senatorë të ndryshëm të skuadrës, duke filluar nga kapiteni Handanovic”.

“Një gjë e pazakontë, sepse zakonisht flitet një ditë më pas. Por ai moment ishte i duhuri dhe nuk mund të shtyhej, kështu ka lindur ‘Pakti për titullin'”, lexohet te shkrimi i Gazzetta-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit