Inter, zbulohet prezantimi dhe misioni i Marotta-s

9 Dhjetor 2018
22:43
back button

Referuar raportimeve të edicionit të fundit të “Corriere della Sera”, Beppe Marotta do të zyrtarizohet dhe prezantohet në cilësinë e drejtuesit më të ri të skuadrës së Inter, në ditën e enjte. Ish-administratori i deleguar i Juventus do të ketë menjëherë detyrën aspak të thjeshtë, të ndihmojë trajnerin zikaltër, Luciano Spalleti dhe skuadrën që të dalin nga një moment i komplikuar.

“Në këtë mision të vështirë, Inter mund të ndihmohet nga afrimi i Marotta. Prezantimi i tij në rolin e ri si drejtuesi i ekipit zikaltër do të bëhet ditën e enjte. Administratori i deleguar i ri, do të jetë një mbështetje për trajnerin Spalletti. Të fitojë me PSV, duke shpresuar më pas në kualifikim për në fazën tjetër, është misioni i parë për të mbytur krizën dhe histerizmat”, citon gazeta italiane.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit