Inter zëvendëson Skriniar me ish-talentin e Milan-it, por duhet plotësuar një kusht

27 Janar 2023
17:46
Denis Hakanaj
back button

Është Tiago Djalo në këtë moment, kandidati kryesor për zëvendësuar Skriniar në mbrojtjen e Inter-it. Me shumë mundësi duke filluar nga sezoni i ardhshëm, duke marrë parasysh se është më e lehtë që sulmi për qendërmbrojtësin portugez të nisë në shkurt, duke i lënë më shumë kohë Marotta-s dhe Ausilio-spër të negociuar me Lille.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë se kontrata e Djalo skadon në vitin 2024, francezët nuk do të mund të kërkojnë shuma të mëdha, përndryshe do të rrezikonin ta humbisnin futbollistin me kosto zero.

Në ditët e kaluara, klubi zikaltër ka folur me përfaqësuesit e portugezit, duke marrë një përgjigje pozitive për transferimin në Milano, një qytet që e njeh duke parë se ka qenë për 6 muaj (janar-qershor 2019) në sektorin e moshave të Milan-it, për t’u përfshirë më pas në operacion Leao.

Tani, Djalo është 22 vjeç, dhe do të mbushe 23 prillin e ardhshëm. Për Inter-in është një investim i mirë, siç ka shkruar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport, por me kusht që të mos kalohet shumë e 15 milionë eurove.

Përndryshe shënjestra mund të zhvendoset te Scalvini, i cili, me sa duket, nuk ka dalë nga radarët e zikaltërve, por është lënë pezull për shkak të kërkesave të Atalanta-s: jo më pak se 40 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit