Inter, Zhang shëtit botën në kërkim të 30 milionë eurove

27 Maj 2020
23:03
Denis Hakanaj
back button

Inter nuk ka ndërmend t’i ndalë tentativat për t’u zgjeruar.

As pasi t’i ketë thënë lamtumirë sponsorit historik Pirelli, gjë që do të ndodhë në vitin 2021. Kjo është arsyeja pse numri një i zikaltërve, Steven Zhang, kërkon të përfitojë të paktën 30 milionë euro në vit nga sponsori i ri kryesor i skuadrës që, siç u tha, do të ndryshojë.

Me lamtumirën e Pirelli-t, që mund të mbetet te fanellat e stërvitjes, Inter-i dhe Zhang po kërkojnë në të gjithë botën. Ideja duket se është ajo që të vihet në shënjestër tregu aziatik me Alibaba ose Evergrande në Kinë, por nuk përjashtohet edhe Samsung nga Koreja e Jugut.

Alternativa është Amerika, ku pronari i ri i Inter-it s’ka pak që është diplomuar dhe ka krijuar marrëdhënie me kompani të rëndësishme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit