Interi, afër qendërmbrojtësit francez; “shkesin” e bën… Lukaku

29 Nëntor 2021
10:34
Alfred Lleshi
back button

Interi po negocion huazimin e Malang Sarr, qendërmbrojtësit të Chelsea. Një operacion që mund t’i lejojë Simone Inzaghit të ketë një zgjedhje shtesë në repartin e pasmë, duke qenë se në ndeshjet e fundit, për shkak të dëmtimit të De Vrij, ai e pa veten me Andrea Ranocchia si alternativë të vetme, plus disa zgjidhje të “përshtatura”.

Një blitz i plotë, ai që Malang Sarr vendosi të dielën. I pathirrur nga Thomas Tuchel për ndeshjen kundër Manchester United, mbrojtësi francez e kaloi mbrëmjen në Milano dhe po negocion kalimin e tij tek Interi në janar, si huazim me të drejtën e blerjes për një shifër rreth 15 milionë euro. Ishte Romelu Lukaku që ia rekomandoi këtë aventurë të re (ende për t’u përcaktuar në detaje sigurisht) nga kulmi i përvojës së tij dhe përmes miqësisë së madhe që u krijua mes të dyve.

Mbrojtësi i Chelseat është pjesë e skuadrës së Federico Pastorellos, i cili në tri vitet e fundit ka pasur marrëdhënie shumë të ngushta me drejtuesit zikaltër. I lindur në Nice më 23 janar 1999, Malang Mamadou William Sarr u rrit në akademinë e të rinjve të Nice dhe firmosi me Chelsea verën 2020.

Disa muaj më vonë u huazua te Porto, ku luajti sezonin e kaluar. Pas kthimit te Chelsea verën e këtij viti, ai nuk ishte në gjendje ta bindte Tuchel, i cili e aktivizoi në një ndeshje të vetme të Premier League (90 minuta në Brentford-Chelsea, më 16 tetor) dhe në disa raste në Kupën EFL. Prandaj zgjedhja për të ndryshuar fanellë dhe gjithashtu kampionatin është e detyrueshme.

Mbërritja e Sarr mund t’i lejojë Simone Inzaghit të ketë një zgjedhje shtesë në pjesën e pasme, ku pas treshes startuese Skriniar-De Vrij-Bastoni i mbetet si alternativë vetëm Ranocchia, me përjashtim të përshtatjeve të Dimarco dhe D’Ambrosio. Sinjali është shumë pozitiv edhe nga ana e pronarëve, të cilët bëjnë të ditur se duan ta përforcojnë sërish ekipin dhe të mbrojnë titullin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit