Interi apo Juventusi, Tonali e ndan mendjen për të ardhmen

5 Qershor 2020
8:42
Alfred Lleshi
back button

Sandro Tonali është me sytë nga Interi. Ky fakt nuk është më një mister apo një risi. Por, pa dyshim, hapi përpara në këtë rast është se zikaltrit kanë marrë miratimin e vetë lojtarit. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, Tonali ka zgjedhur Interin para të interesuarve të tjerë, që janë Juventusi dhe PSG.

Situata tani është duke u trajtuar nga Interi, i cili do të duhet të merret me Brescia, për ta bindur që ta shesë të ashtuquajturin “Pirlo i ri”. Mesfushori ka një kontratë deri më 2022 dhe është prej vitit 2012 te Brescia. Ai mbushi 20 vjec në 8 maj dhe tashmë luan në ekipin kombëtar italian.

Zikaltrit, për këtë arsye do të duhet të negociojnë një marrëveshje ekonomike me presidentin Massimo Cellino, i cili disa ditë më parë kishte rrëfyer dëshirat e djaloshit për të qëndruar në Itali, te Juventus ose Interi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit