Interi bën ofertë për yllin e PSG

13 Janar 2020
19:06
back button

Interi është duke menduar seriozisht transferimin e Layvin Kurzawa nga Paris Saint-Germain.

Sipas italianes calciomercato, zikaltrit kanë dërguar ofertën e parë për mbrojtësin e majtë.

Kjo është e mundur sepse kontrata e francezit 27-vjeçar skadon në fund të sezonit.

PSG, me sa duket, nuk ka ndërmend të rinovojë me lojtarin. Lojtari i përfaqësueses franceze preferon një transferim në Premier League, por Interi kërkon ta bindë me një premio të lartë nëse pranon të udhëtojë në San Siro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit