Interi del hapur për merkaton, zbulohet objektivi i madh i merkatos

2 Dhjetor 2019
10:49
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, mund të largohet shumë shpejt nga skuadra e Barcelonës. Kiliani e ka pranuar se nuk është i kënaqur në Katalunja dhe nuk e pranon qëndrimin në stol, apo futjen si zëvendësues në fushën e lojës. Interi është futur menjëherë në aksion dhe po mendon të afrojë qnë në merkaton e janarit mesfushorin. 

Drejtori sportiv i zikaltërve, Beppe Marotta, po mendon të finalizojë aksionin dhe e ka pranuar hapur diçka të tillë. Interi synon titullin kampion dhe momentalisht po kryeson kampionatin. “Vidal është një lojtar i rëndësishëm në futbollin botëror. Conte dhe unë jemi të lidhur me të, pasi kemi kujtime të bukura që në kohën që punonim te Juventusi.

“Ne kemi shumë respekt për të. Mendoj se shumë skuadra do e donin, por fatkeqësisht është një lojtar i Barcelonës. Është e qarta që ne po mendojmë për mesfushën, pasi është një repart që është prekur dhe nga dëmtimet”, – tha ai. Kiliani ka luajtur në 10 ndeshje këtë sezon, nga të cilat vetëm 3 i ka nisur si titullar. Ai ka qëndruar 10 herë në pankinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit