Interi dhe Juventusi mbeten thatë, ylli francez vendos të ardhmen e tij

20 Shtator 2020
9:47
Eraldo Harlicaj
back button

Interi dhe Juventusi kishin nisur garën për mesfushorin e Tottenhamit, Tanguy Ndombele. Të dy klubet italiane donin të shfrytëzonin momentin jo të mirë të 23-vjeçarit në Angli dhe ta bindnin për të kaluar në Itali.

Trajneri Jose Mourinho veproi shpejt dhe bllokoi lëvizjen. Ai nuk lejoi francezin të largohej, pasi i sqaroi të gjitha mosmarrëveshjet me lojtarin e tij. Ndombele ka vendosur që të qëndrojë te “Spursat”.

Ai nuk ka patur shumë minuta sezonin e kaluar, pasi largimi i Pochettinos dhe afrimi i Jose Mourinhos ndikoi shumë te lojtari. Ndombele pati menjëherë përplasje me teknikun portugez dhe kjo ndikoi dhe në paraqitjet e tij në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit