Interi do mbrojtësin e Barcelonës, katalanasit lëshojnë prej Lautaros

22 Maj 2020
19:32
Eraldo Harlicaj

Trajneri i Interit, Antonio Conte, vazhdon të jetë i joshur nga ideja e afrimit të Samuel Umtitit në skuadrën e tij. Numri një i stolit u ka kërkuar drejtuesve sërish që të marrin seriozisht një mundësi të tillë.

Francezi mund të kalojë në formë huazimi nga Spanja drejt Italisë, por nuk do të përfshihet në negociatat për afrimin e Lautaro Martinezit. Ky është kushti i zikaltërve për kampionët e Spanjës.

Barcelona në krahun tjetër është dakord për diçka të tillë. Ekipi katalanas nuk do të prishë punë me Interin, pasi janë të interesuar vetëm për afrimin e Lautaros dhe shpresojnë që me lejimin e largimit të Umtit do të jetë gjithçka më e thjeshtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit