“Interi duhet t’ia heqë shiritin e kapitenit dhe ta ulë në stol Skriniar, e ka mendjen gjetiu”

26 Janar 2023
9:00
Alfred Lleshi
back button

Antonio Sabato, ish-mesfushori i Interit, foli për TMW News mbi shumë tema, pas humbjes 1-0 të zikaltërve kundër Empolit në “San Siro”: “Kjo humbje ka një kuptim të keq, sepse të arrish -13 pikë nga Napoli do të thotë të dorëzohesh për titullin. 13 pikë janë shumë, ka skuadra të tjera dhe Napoli po udhëton me një mesatare të shkëlqyer. Sinqerisht, më duket se është e vështirë distanca me kreun për t’u rikuperuar nga ky Inter”.

Cili duhet të jetë synimi i Interit për sezonin?
Interi duhet të luajë të paktën deri në fund për titullin, sa e lejon matematika. Jemi mësuar mirë me të në dy vitet e fundit. Arritja në Ligën e Kampionëve është një ngushëllim i vogël, një qëllim dytësor, nëse nuk mund të arrish përpara në këtë kompeticion. Ky do të ishte një rezultat i madh, përndryshe nuk mund ta konsideroj një sezon emocionues.

A nuk është Inzaghi trajneri i duhur për Interin?
Faji është me dy gjysma, duhet ndarë. Trajneri bën zgjedhjet e tij, por lojtarët dalin në fushë dhe fitojnë ose gabojnë. Nuk do ta fajësoja trajnerin, ai zgjedh në bazë të seancave stërvitore dhe mendon se po nxjerr në fushë ekipin më të mirë. Nëse lojtarët bëjnë gabime, atëherë kjo është tjetër gjë.

A mund të ndikojnë thashethemet e tregut në të ardhmen e futbollistëve?
Të gjithë thonë se nuk ndikon, por për mendimin tim ndikon shumë. Pjesa e parë e kampionatit, kur nuk dihej e ardhmja e Skriniar, nuk shkoi mirë. Në fund e zëvendësuan Handanovicin me Onana. Për mendimin tim, merkatoja i kushtëzon jo pak futbollistët. Nuk është e lehtë të luash kur kontrata jote po përfundon dhe nuk ke mundësi të rinovosh.

A do të vazhdonit ta linit Skriniar të luante dhe t’i jepnit shiritin e kapitenit?
Jo, nuk do t’ia lija shiritin në krah, sepse kështu ka vendosur deri tani, të mos rinovojë me Interin. Nuk do ta lija të luante nëse vendos të largohet dhe Interi nuk ka diferencë për të negociuar një rinovim. Mund të aktivizoj D’Ambrosio ose lojtarë të tjerë në atë rol, ai nuk është më pjesë e skuadrës. Është më mirë ta shesësh menjëherë, të mbledhësh diçka që mund të përdoret për të nënshkruar me disa lojtarë të tjerë. Nuk e kuptoj, Arsenali merr Kiwior që luante te Spezia dhe askush në Itali nuk e pikasi. Më duket sikur po ëndërroj.

Me kë mund të zëvendësohet Skriniar? U fol për Milenkovicin…
Unë nuk mendoj se Fiorentina do ta lërë Milenkovicin tani që jemi në gjysmë të sezonit. Në verë, Interi le të nënshkruajë me Scalvini, tani le të mjaftohet me ata që ka. Le të investojë te të rinjtë. Kemi Bastonin që është shumë interesant, le të marrë Scalvinin dhe të investojë në të ardhmen. Nëse nuk e bën këtë, klubi nuk do të provojë të jetë në nivel.

A do të sakrifikohet Dumfries për nevojat buxhetore të Interit?
Nëse Dumfries nuk luan, sa do ta shesësh atë? Për asgjë. Duhet të insistojmë tek ai, nuk mendoj se një lojtar kaq i rëndësishëm nuk mund të jetë titullar. Është në rregull që ai ka një periudhë që nuk ndihet mirë. Ai do të ketë problemet e tij, por duhet të rikuperohet nëse duam ta shesim me një çmim të mirë, duhet ta lëmë të luajë.

A është Lukaku i dobishëm për Interin?
Ai nuk është mirë, ky është i vetmi problem. Ka pësuar shumë dëmtime, nuk stërvitet siç duhet, sepse nuk është mirë. Asnjëherë nuk arrin të ketë vazhdimësi të performancës, sidomos asaj atletike. Por nëse duhet ta bëni të luajë, sakrifikojeni që në fillim, gjatë lojës. Me strukturën fizike që ka nuk ju ndihmon dot, duhet shumë kohë për t’ia dalë. E mira e tij duhet të luajë që në fillim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit