Interi “e dëboi” pas 1 sezoni! Diego Godin rrëfen motivin që e shtyu drejt ishullit të Sardenjës

25 Shtator 2020
19:15
Telesport
back button

Diego Godin ka mbërritur në Sardenjë dhe madje ka hedhur edhe firmën mbi kontratë duke u prezantuar si futbollist i ri i Cagliarit, në një sezon ku më në fund do të jetë lider dhe titullar, ndryshe nga Interi.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe vesh këtë bluzë – tha ai në një intervistë të botuar nga kanalet sociale të Cagliari – mezi pres të luaj. Vij me përulësi, me dëshirën për të mësuar dhe për të dhënë kontributin tim edhe sepse presidenti bëri një përpjekje të madhe për të më sjellë te Cagliari”.

Një qytet që është bërë pjesë e Uruguajit. Nga Fonseca te Francescoli, nga trajneri Tabaraz te Nandez, ka shumë uruguajanë që kanë mbërritur në Sardenjë.

“Jam i lumtur që ndodhem në qytetin ku lindi dhe u rrit bashkëshortja ime Sofia – shpjegoi Godin – ne jemi uruguajanë, por dua ta shoh dhe ta përjetoj këtë qytet për të cilin më kanë thënë kaq shumë. Edhe prindërit e Sofies – vjehrri im luante te Cagliari – janë të kënaqur me këtë zgjedhje. Një vend ku mund të ndihem mirë, të jetoj i lumtur pas stërvitjes. Tradita gjithashtu më ndihmoi të marr këtë vendim me kaq shumë lojtarë uruguajanë që luanin këtu, madje edhe trajneri i kombëtares Tabarez ishte këtu. Një afrim i veçantë është krijuar midis Uruguait dhe Cagliari”.

Një qytet dhe një ekip që mund ta ndihmojnë Godin të arrijë një qëllim: “Dua të luaj Kupën e Botës në dy vjet me ekipin kombëtar – shpjegoi ai – unë jam mirë, ndihem mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit