Interi e shiti për 10 mln euro, talenti rumun çmend Anglinë (VIDEO)

18 Gusht 2019
16:58
back button

Pesë vite më parë, në turnetë miqësore që zhvillohen mes të rinjsh, scout të Interit arritën të identifikonin një futbollist me një mbiemër të famshëm në Rumani dhe që zotëronte shumë talent në krahasim me bashkëmoshatarët.

George Puscas luante me Akademinë e Liberty Oradeas dhe do të transferohej te zikaltërit për vetëm 600 mijë euro. Vetëm 1 vit me ekipin Primavera por rumuni do të tregonte potencialin dhe kështu do të grumbullohej nga ekipi i parë, pa pasur mundësi të luante.

Për të nisi një periudhë e gjatë huazimesh, ku në katër vite ndërroi plot 4 skuadra (Bari, Benevento, Novara, Palermo). i çuditshëm fati i tij, sepse në fund të sezonit të shkuar, Puscas duhet të nënshkruante në Sicili përfundimisht, për gati 3 mln euro.

Por, falimentimi i klubit të Palermos solli edhe prishjen e marrëveshjen. Nga aty, Europiani super me U-U-21 e Rumanisë dhe sirenat angleze. Reading pagoi plot 9 mln euro dhe bonuse (10 mln euro) për të bindur Interin që ta lëshonte.

Madje, Puscas u stërvit me Conten për pak kohë, përpara transferimit në Angli, ku do të luajë në Championship (kategoria e dytë). Në sfidën e parë hyri si zëvendësues por nuk mundi ta gjente rrugën e rrjetës, por mjaftoi ndeshja e parë si titullar për të shpërthyer me dy gola në fitoren 3-0 ndaj Cardiff City.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit