“Interi është më i miri, por jo favorit ndaj Juventusit”

12 Janar 2022
9:10
Alfred Lleshi
back button

Mario Sconcerti ka analizuar derbin Italian, të planifikuar për mbrëmjen e sotme mes Interit dhe Juventusit, për “Corriere della Sera”: “Thuhet se Interi është favorit, por është një zgjedhje që bie ndesh me kohën e lojës, 90 minuta, një ndeshje të vetme.

Interi është më i mirë se Juve, por nuk ka asnjë favorit sonte, nuk mund të ketë, sepse është finale. Ky nuk është kompeticion që përcakton cilësinë e një shekulli, por vetëm të një dite. Nuk ka etikë në rezultat, finalja është si një monedhë që fluturon në ajër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit