Interi favorit, flet Inzaghi: Në finale këto gjëra s’kanë rëndësi, Juve vjen nga 4-3 i jashtëzakonshëm

11 Janar 2022
13:47
Alfred Lleshi
back button

Simone Inzaghi shmang etiketën e favoritit me Interin e tij në Superkupën e Italisë, e cila do të luhet nesër në mbrëmje kundër Juves, në “San Siro”: “Është një finale, nuk ka të favorizuar paraprakisht. Unë pata fatin të luaja disa prej tyre edhe si lojtar, edhe si trajner.

Do të kemi përballë një ekip të fortë, që vjen nga një fitore e jashtëzakonshme (përmbysja ndaj Romës). Juventusi është mësuar të luajë finale, ka lojtarë me shumë eksperiencë, por edhe ne jemi në një moment të shkëlqyer. Do të japim maksimumin, duke e ditur se është një finale, në të cilën episodet dhe motivet do të jenë thelbësore”.

Calhanoglu është rikthyer, ndërsa Juve ka humbur Chiesa, Cuadrado dhe De Ligt…. Për Inzaghi, këto llogari nuk vlejnë në kësui finalesh: “Juve ka një skuadër të rëndësishme dhe Allegri do të dijë si t’i zëvendësojë ata. Bonucci dhe Chiellini janë rikuperuar, ndaj sigurisht do të ndeshemi me një ekip shumë konkurrues. I uroj shërim të shpejtë Chiesa. Po flasim për një trashëgimi të futbollit italian dhe shpresoj që të kthehet sa më shpejt në fushë. Nesër do të përpiqemi t’iu japim kënaqësinë e trofeut tifozëve. Nuk do të jetë e lehtë, por do të japim 120 për qind”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit